Sporti

Nuk përmbahet Reijnders: Te Milan synojmë dhe titullin e Serie A dhe Champions League-n

10/18/2023 09:33
nga:Mergim Rreci

Tijjani Reijnders ka folur pas fitores së Holandës ndaj Greqisë, për ecurinë e tij te skuadra e Milanit dhe qëllimet që kanë.

Holandezi nuk u përmbajt ndërsa u shpreh se Milan synon të fitojë si titullin kampion të Serie A, po ashtu edhe Champions League-n.“Ne jemi një ekip me shumë cilësi. Ajo që duam është të fitojmë titullin e Serie A. Jemi në një moment të mirë.

Tani kemi tre ndeshje të vështira, por kam besim se mund t’i fitojmë. Ne jemi një ekip i shkëlqyer, ne mund të fitojmë kampionatin dhe Champions League-n po ashtu”-u shpreh Reijnders.