Lajme

Nuk përmbahet Halil Matoshi: Na lodhe bre me atë se çka është demokracia

11/30/2021 23:46
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave të analistit tjetër, Blerim Gashi.

Derisa Gashi insistonte se në sistemet demokratike, si në Kosovë, qeveria e zgjedhur ka të drejtë ta shkarkoj komandantin e FSK-së.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Halil Matoshi, raporton Gazeta Blic.

”Na lodhe me demokracinë. Mos na mba ligjërata për demokraci, sepse edhe ne dijmë dicka për demokraci. Bile jemi themelues të saj. Nuk thuhet i njëjti sen 15 herë”, tha ai në emisionin “Politiko”, në Kanal 10.

Kurse, analisti politik, Milaim Zeka ka theksuar se ka komunikime me atasheun ushtarak amerikan për rastin e autoblindave.

Në vazhdim e gjeni videon: