Lajme

Nuk pata forcë me e shiku videon deri në fund, kriminele- Vlora Çitaku reagon për rrahjen e të moshuarës në Pejë

11/02/2022 15:15
nga:Y I

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas dhunës fizike të ushtruar nga infermierja ndaj të moshuarës në Pejë, raporton Gazeta Blic.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë”, shkroi Çtaku.

“Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht”

E dyshuara raportohet se është arrestuar nga Policia.

Postimi i plotë:

Arrestohet punëtorja që sulmoi të moshuarën në Pejë