Lajme

Nuk pastruan rrugët nga bora, policia dënon një kompani private

02/01/2022 14:08
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjobitur një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt, pasi sipas policisë ata nuk pastruan borën nga rruga, raporton Gazeta Blic.

Gjobën, policia kësaj kompania i ka shqiptuar me fletëparaqitje në gjykatë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

​Deputeti Fatmir Humolli dëshmon në rastin Mustafa, mbrojtja thotë se Prokuroria ua ka marr dëshmitarin