Rikthimi i bujshëm i Anglisë ndaj Gjermanisë në pjesën e dytë u pengua nga goli i shënuar nga Kai Havertz në minutat e fundit.
Anglia dhe Gjermania luajtën baras 3:3 në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kombeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Anglia sigurisht që nuk mund të buzëqeshë. Skuadra e Gareth Southgate shpresonte të kthehej te suksesi kundër rivalëve historikë gjermanë për ta bërë më pak të hidhur rënien në Ligën B të Ligës së Kombeve, por në fund pati vetëm një barazim.
Ndeshja e djeshmje ishte ballafaqimi i gjashtë radhazi pa fitore për Tre Luanët (3 barazime dhe 3 humbje), seria më e gjatë pa fitore që nga prilli 1993,
/GazetaBlic Sport


