E plotësuar – Pasi ka raportuar GazetaBlic për shkarkimin nga detyra udhëheqësen e Drejtorisë për Inspektime Shqiponjë Hajdari Mikushnica, ka reaguar i pari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi.
Ai ka thënë se e ka liruar atë nga detyra me kërkesë të saj, duke mohuar se e njëjta ka ndodhur për shkak të mos prezencës së saj në zyra gjatë orarit të punës.
Reagimi i plotë:
REAGIM ME SHKAS
Ditëve të fundit ka qarkulluar lajmi, gjoja se kam shkarkuar ish-drejtoreshën e inspektoratit znj. Shqiponjë Hajdari-Mikushnica.
Dua të njoftoj opinionin e gjerë, se znj. Mikushnica nuk e kam shkarkuar nga posti i drejtores, por të njëjtën e kam liruar nga posti me kërkesën e saj.
Znj. Mikushnica e falënderoj për punën e gjertanishme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, si ish-drejtore e inspektoratit.
___
Nuk ndodhej në zyre gjatë orarit të punës, Ferit Idrizi shkarkon Drejtoren e Inspektimeve në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkarkuar nga detyra udhëheqësen e Drejtorisë për Inspektime Shqiponjë Hajdari Mikushnica.
Ky veprim, vjen pasi që një ditë më parë u raportua në media lokale se për gjatë orarit të punës nuk ndodhej asnjë zyrtarë i kësaj drejtorie në vendin e punës.
Lajmin për shkarkimin e Drejtores Hajdari-Mikushnica, e kanë konfirmuar burimet e Gazeta Blic brenda kabintetit të kryetarit Idrizi.
Hajdari-Mikushnica ishte emëruar në krye të Drejtorisë për Inspektim pas marrëveshjes për koalicion ndërmjet PDK dhe NISMA.
Në ditët në vijim kryetari Idrizi, pritet të vendos një emër tjetër në udhëheqjen e kësaj drejtorie.