Sporti

Nuk ndihet mungesa e Messit, PSG fiton ndaj Troyes dhe është shumë afër titullit

05/07/2023 22:40
nga:Mergim Rreci

PSG triumfoi 1-3 në fushën e Troyes (vendi i parafundit) dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion.

Munguan Neymar (i dëmtuar) dhe Messi (i pezulluar), por jo Mbappe. Ishte pikërisht sulmuesi francez, lider i padiskutueshëm i PSG-së, ai që zhbllokoi takimin me Troyes në transfertë.

Në minutën e tetë, pas një topi të rrëmbyer në gjysmëfushën e vendasve vjen krosimi në qendër, me sferën që pasi përlaset në traversë shkon në formë asisti në kokën e Mbappesë, që s’mund të gabonte thuajse mbi vijën fatale, 1-0.

PSG realizoi golin e sigurisë në minutën e 59-të me Vitinha, pas asistit perfket të Verratit.

7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Troyes rihap ndeshjen falë golit të Chavalerin.

Kundërpërgjigjja e PSG-së ishte e menjëhershme: Fabian Ruiz realizo një gol të bukur brenda zonës, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.