Geek

Nuk ndalet Meta! Eksploron me inteligjencën artificiale, përgatit Chatbot për përdoruesit

08/01/2023 12:17
nga:Gazeta Blic

Meta Platforms po përgatitet të lançojë një sërë chatbots me inteligjencë artificiale që shfaqin personalitete të ndryshme duke nisur që nga shtatori.

Meta ka krijuar tipa të veçantë për chatbot që mund të kenë diskutime njerëzore me përdoruesit e saj. Ndryshime vijnë në një kohë kur kompania përpiqet të rrisë angazhimin e saj me platformat e mediave sociale.

Financial Times shkruan se në raportin e publikuar gjigandi i mediave sociale me bazë në Kaliforni po eksploron madje një chatbot që flet si Abraham Lincoln dhe një tjetër që këshillon opsionet e udhëtimit në stilin e një sërfisti.

Qëllimi i këtyre chatbot-eve do të jetë ofrimi i një funksioni të ri kërkimi si dhe ofrimi i rekomandimeve.

Raporti vjen pasi drejtuesit e Meta janë duke u fokusuar në rritjen e ruajtjes së aplikacionit të saj të ri të bazuar në tekst Threads, pasi aplikacioni humbi më shumë se gjysmën e përdoruesve të tij në javët pas prezantimit të tij më 5 korrik.

Kompania është duke u rikthyer pas disfatave të vitit 2022, ndërsa fokusin e kanë përqëndruar në përparimin e inteligjencës artificiale.