Meriton Korenica vazhdon të jetë i mrekullueshëm me paraqitjet e tij tek Ballkani.
Pavarësisht pauzës nga fundi i edicionit vjeshtor, Korenica është rikthyer furishëm duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në fazën përgatitore, shkruan GazetaBlic Sport.
Në dy miqësoret e zhvilluar nga kampioni i Kosovës, Korenica ka realizuar dy gola duke i dhuruar dy fitore skuadrës së tij.
Fillmisht, Korenica shënoi ndaj Kaysar, kurse sot e gjeti poashtu rrugën e golit ndaj Beroe të Bullgarisë.
Ky është një sinjal i mirë për futbollistin kosovar, që duket se shumë shpejt do ta ndjekë rrugën e Ermal Krasniqit, duke u transferuar jashtë vendit.

/GazetaBlic Sport/


