Sporti

Nuk ndalet Chelsea, synon transferimin e një tjetër futbollisti të Interit

08/07/2021 22:05
nga:Mergim Rreci

Chelsea është i interesuar për transferimin e një mbrojtësi, me Tuttomercatoweb që raporton se Stefan de Vrij është në fokusin kryesor të klubit.

Ai është momentalisht pjesë e Interit, por një krizë e madhe që ka kapluar klubin mund të pranojë një ofertë të kënaqshme për të, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Londra ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut për 115 milionë euro dhe nëse transferon edhe De Vrij, atëherë do të ishte një goditje e madhe e dyfishtë.