Lajme

Nuk ndalen sulmet me armë në SHBA, të paktën 7 të vrarë në San Francisko

01/24/2023 08:27
nga:Astrit Gashi

Një person i armatosur ka vrarë shtatë persona në Kaliforni para se të arrestohej nga policia, vetëm dy ditë pas sulmit që vrau 11 persona në sallën e kërcënimit.

Sulmet ndodhën në dy vende të ndryshme në qytetin bregdetar të Half Moon, rreth 30 milje nga San Francisko.

Sulmuesi është identifikuar si Zhao Chunli, 67-vjeçar, banor i zonës.

Ky sulm vjen, teksa shteti është ende duke mbajtur zi për 11 viktimat e shkaktuar gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez.

Hetuesit ende nuk kanë dhënë një motiv për këtë sulm