Sporti

Nuk ndalen kritikat – boksieri argjentinas, Karalitzky: Ma vodhën fitoren në Kosovë

08/07/2023 10:08
nga:L J

Meçet e zhvilluara të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” janë kryetema në opinionin sportiv gjatë orëve të fundit.

Meçi kryesor Nadjib Mohammedi – Robin Krasniqi u kritikua shumë – teksa edhe ballafaqimi Bernardin Jakaj – Marcos Karalitzky është përfolur mjaft në media, pasi fitoi boksieri shqiptar, pavarësisht dominimit të argjentinasit, shkruan GazetaBlic Sport.

Boksieri argjentinas ka reaguar në ‘Facebook’, duke pretenduar se atij iu vodh një fitore në Kosovë.

“Faleminderit skuadrës së boksit Juan Marti që ka mbështetur gjithmonë boksin tonë, këtu përsëri më kanë vjedhur një luftë – sikurse në Danimarkë, por unë jam ende i lumtur për atë që kam përjetuar dhe që vazhdoj të përparoj”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport