Sporti

“Nuk na pëlqen të humbasim”, trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes: Merituam një barazim!

10/20/2024 20:18
nga:E K

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e tetë të Premier League, pasi në shtëpi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

“Nuk na pëlqen të humbasim, por nëse duhet patjetër të humbim, kështu humbim. Është turp që nuk morëm asgjë nga loja sepse merituam së pasku një barazim”, u shpreh Enzo Maresca

Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se pozita e dytë, Manchester City (20).

Kurse Chelsea bie në pozitën e 6-të me 14 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje.