Lajme

“Nuk mund të them që e njoh”, Kurti flet për raportin me Përparim Ramën

12/16/2021 20:46
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportin që ka me kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky I fundit tha se Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij në Londër, shkruan Gazeta Blic.

Kurti tha se nuk e njeh mjaftueshëm, ndonëse heziton të flet për festën e ditëlindjes së tij.

“Nuk kam ndonjë vleresim në kuptimin se nuk e mjaftueshëm. Ditëlindje e tij?Nuk… Unë kam qenë në një vit në Londër, unë njihem me të, por nuk mund të them që e njoh për pozitën që ka tani. Ashtu sic njihemi ne politikanët, nuk mund të them që e njoh. Mbetet të shihet tash se cfarë qeverisje lokale kemi”, tha Kurti në KTV.

Kurti për rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale: Është dashur të fitojmë më shumë, por nuk ka përfunduar asgjë