Kontrata e Joshua Kimmich me Bayernin përfundon në më pak se gjashtë muaj, por mesfushori vazhdon të ngecë sa i përket zgjatjes së qëndrimit në Bavari.
Duke folur për sagën, drejtori i Bayern, Max Eberl pohoi se klubi nuk do të vazhdojë të presë që Kimmich të vendosë.
“Marrëveshje e re për Kimmich? Sigurisht, ne e dimë se nuk mund të presim përgjithmonë”, tha Eberl.
“Por ne duam t’i japim Joshuas pak kohë dhe t’i lëmë mendimet e tij të piqen se Bayern Munich është klubi ku ai dëshiron të vazhdojë.
“Kjo është legjitime,” shton Eberl.
Ka një mori klubesh që do të ishin më se të gatshëm të nënshkruanin Kimmich si agjent i lirë nëse ai nuk e zgjat kontratën e tij me Bayern deri në qershor.
/GazetaBlic Sport