Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se gjendja në veri të Kosovës është stabile, por duhet të ketë kujdes dhe të injorohet realiteti i Serbisë.
Ibishi tha se Serbia mundohet të sjell rreziqe dhe kërcënime ndaj veriut të Kosovës, ngase nuk i ka ekstremistët e vendit.
“Mendoi që në këtë aspekt t`i marrim me shumë kujdes, institucioni I sigurisë, inteligjenca të bënë vlerësimin për gjendjen e sigurisë si dhe si raport për vlerësimin dhe ata ndërmarrin masa konform asaj që iu rekomandohet. Unë nuk them që është gjendja më e mira, por është situata stabile, normal kujdes duhet të ketë, sepse akoma kemi prezencë njërën anë nuk duhet të ndjehet një anë të pasigurisë, por njëkohësisht nuk duhet të injoruar realitetin, sepse Serbia në vazhdimësi pasi nuk i ka ekstremistët e vendit në veri të Kosovës, ajo mundohet të ka këto rreziqet ose kërcënimet, qoftë me prezencë në kufij, qoftë me djegie të automjeteve, qoftë më mbishkrime të ndryshme kërcënuese”, ka thënë Ibishi.
Derisa, Ibishi thotë se nuk mundet të përsëritet sulmi i Banjskës, por mendon që Kosova ka forca të shumta për të reaguar në këto raste.
“Nuk duhet të nënvlerësuar faktin që Serbia bënë këto kërcënime edhe ndjell rrezik, nuk them që ajo mund të përsëritet prapë sulmi i Banjskës të datës 23 shtator 2023, por mendoi që ne kemi forca të bollshme për të reaguar në këto raste sikur që ishte Policia e Kosovës, që ishte reagues i parë dhe e kryeji punën plotësisht. Realiteti është që Vuçiq po luan me atë kutin e vogël në Ballkan dhe ai i përçon mesazhet dhe kërkesat e Putinit në aspektin gjeostrategjik të ngrit tensione në Ballkan”, shtoi Ibishi.
Ndryshe, njohësi i sigurisë tha se vizita e presidentes së vendit, Vjosa Osmani në Samitin e NATO-s është e rëndësishme, ngase sipas tij kjo është një formë për paqe dhe sigurinë.
“Ne kemi kapacitete edhe forcat e armatosura edhe të policisë edhe të inteligjencës edhe të prezencës ndërkombëtare, ne I kemi forcat defanzive apo mbrojtëse. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e presidencës në Samitin e NATO-s, sepse ajo merr një formë tjetër për gratë, paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Ibishi në Tëvë1.