Barcelona duhet të zvogëlojë ndjeshëm faturën e pagave për të nënshkruar përforcime dhe kjo do të përfshijë një ulje rroge për të gjithë lojtarët në skuadrën katalanase.
Sipas Mundo Deportivo, kapitenët nuk do t’i shpëtojnë kësaj nevoje, ndaj atij grupi do t’i bashkohen edhe Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, përcjell GazetaBlic Sport.
Nënkryetari i zonës ekonomike, Eduard Romeu, konfirmoi këtë masë: “Negociatat me skuadrën do të jenë individuale”.
Bisedimet pritet të nisin pas Ligës së Kombeve, por raportohet se futbollistëve në fjalë nuk i’u ka pëlqyer kjo gjë.
/GazetaBlic Sport/


