Lajme

Nuk morri pjesë në seancë, lajmërohet Agim Veliu

01/15/2022 19:51
nga:G C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme ku u votua rezoluta e harmonizuar kundër referendumit serb në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se po qëndron për vizitë në Gjermani, pasi ka marrë ftesë nga kryetari i CDU-së në Velbert, Burghardt Fülling.

“Me ftesë të zotit Burghardt Fülling – kryetar i CDU në Velbert, në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë po qëndroj për vizitë në këtë qytet të Gjermanisë, me qëllim të konsolidimit dhe thellimit të kontakteve ekzistuese në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në Podujevë dhe CDU në Velbert”, shkruan Veliu në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se gjatë këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje partneriteti nëpërmjet së cilës synohet thellimi i marrëdhënieve mes dy partive politike.

“U zotuam se do të angazhohemi të krijojmë lidhje dhe takime midis anëtarëve tanë aktivë dhe nënorganizatave dhe t’i mbështesim sa më shumë që të jetë e mundur”, përfundon postimi i Agim Veliut.