Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë të mbajtur sot, ku u diskutua për futjen e Vjosa Osmanit në listën zgjedhore, raporton Gazeta Blic.
Arsyet e mos pjesëmarrjes së tij nuk dihen, megjithatë, ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
“LDK mbi të gjitha!” ka shkruar Hoti në Facebook.
Ndryshe, dihet se ai ka deklaruar se nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente./Gazeta Blic/


