Sporti

Nuk mjafton Lewandowski, Barcelona kërkon një tjetër futbollist të Bayern Munich

05/20/2022 13:33
nga:Mergim Rreci

Me afrimin e merkatos së verës, Barcelona duket se është gjithmonë e më afër Robert Lewandowskit.

Megjithatë përveç polakut, klubi katalanas po ndjek me vëmendje një tjetër yll të Bayern Munich dhe ai është Serge Gnabry.

Ndërsa po rindërton skuadrën, qëllimi kryesor i Barçës është afrimi i një golashënuesi dhe për këtë, Joan Laporta nuk heq dorë nga Lewandowski, me sulmuesin që kërkon të largohet sa më shpejt nga Munich-u. Tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes mes dy klubeve, por nuk duket e thjeshtë pasi bavarezët nuk kanë ndërmend ta lënë Lewandowskin të largohet. Megjithatë, duket se polaku mund të mos jetë subjekti i vetëm i diskutimeve mes Barçës dhe Bayern Munich-ut.

Barcelona është e interesuar edhe për Serge Gnabry, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermamisë skadon në 2023-shin, me lojtarin që tashmë e ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga bavarezët.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë marrë informacione për gjermanin. Ideja kryesore do të ishte që ai të afrohej te Barça me parametra zero në verën e vitit 2023, por nuk mund të përjashtohet si mundësi që Joan Laporta ta bëjë të mundur transferimin e Gnabry-t që këtë verë.

Sidoqoftë, kalimi i Gnabry në Barcelonë do të varej mbi të gjitha nga çështja e Ousmane Dembele. Nëse francezi vendosë të qëndrojë, atëherë Barça do të fokusohej tek Raphina pasi kushton me pak. Nga ana tjetër, nëse Dembele largohet, puna për afrimin e Serge Gnabry do të nisë në mënyrë urgjente