Me 31 vota për, 57 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e miratuar mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës, për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike.
Kërkesën para deputetëve e shpalosi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ky debat është i nevojshëm.
“Propozon një plotësim ndryshim për rendin e kësaj seance, debat parlamanetar për për përgjegjësi rreth shtrenjëtimit të energjisë elektrike, një çështje e tillë është vërtetë e nevojshme. Vendi ynë po shkon drejtë një shtrenjëtimi marramendës të rrymës, mendoj se nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo. Po shohim prezentim të shumë të pavërteta. I bëjmë thirrje edhe kryeministrit që të kthehet në seancë, sepse nuk besoj se për qytetarët e Kosovës, ka diçka më të rëndsësishme sesa ngritja e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri.
Ky mocion u mbështet nga LDK-ja e AAK-ja, por jo edhte nga LVV-ja.
Ndryshe, të pranishëm ishin 95 deputetë, dhe për të kaluar mocioni nevojitet vota pro e 64 deputetëve.
Glauk Konjufca ia ndal fjalën ministres Rizvanolli


