Zëdhënsja e KRU “Prishtina Arjeta Mjeku nuk ka dashur të komentojë paralajmërimet e Komunës së Drenasit për masa Ligjore ndaj kësaj kompanie.
“Nuk merrem me deklarata të tilla”, ka thënë ajo në RTV21.
Më 11 janar përmes një postimi në rrjete sociale, Komuna e Drenasit në faqen zyrtare ka ngritur shqetësimet për mungesën e ujit të pijes në këtë komunë.
“Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”, për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm.”, thuhej ndër tjerash në njoftim.


