Franca nuk mundi të ruante statusin e Kampiones teksa përballë Argjentinës u dorëzuan nga pika e bardhë e penalltive me lojtarët amerikano-latinë që u treguan më të ftohtë dhe të saktë.
Pas sfidës, kapiteni i “Gjelave”, Hugo Lloris theksoi se për ta fundi ishte i dhimbshëm ndërsa shtoi se atij nuk iu pëlqejnë justifikimet në lidhje me virusin që përfshiu lojtarët para takimit me Argjentinën.
“Është një histori e dhimbshme që përfundon në një mënyrë të dhimbshme. Në pjesën e parë bëmë shumë gabime teknike dhe nëse nuk fitohen duelet, atëherë ka telashe. Kjo u reflektua në rezultat pasi Argjentina shënoi dy herë. Më pas në mesin e pjesës së dytë në fushë shfaqëm krenari dhe në pah doli edhe talenti i Mbappe.
Ishte si një ndeshje boksi, goditje pas goditje. Argjentinasit u treguan të zotë në fillimin e ndeshjes, ishin agresivë dhe shfrytëzuan çdo aspekt që ofron futbolli. Ne nga ana tjetër, nuk u shfaqëm shumë aktivë. Virusi? Nuk duam të justifikohemi, dhamë maksimumin në fushë dhe duhet t’i urojmë djemtë”, u shpreh Lloris.