Sporti

“Nuk më intereson më për kombëtaren”, Ziyech befason të gjithë me deklaratën e tij pasi nuk u ftua në Kupën e Kombeve të Afrikës

01/06/2022 11:01
nga:Lorik J

Kupa e Kombeve të Afrikës fillon më 9 janar dhe ylli i Chelseat, Hakim Ziyech nuk do të luajë për Marokun.

Është vendim i trajnerit maroken, Vahid Halilhodzic, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për herë të parë në karrierën time si trajner, kam parë një lojtar të kombëtares që nuk dëshiron të stërvitet dhe që pretendon se është i dëmtuar. Ai nuk ishte disiplinuar gjatë dy grumbullimeve të fundit. Nuk dukej si një lojtar që lufton për një Botëror”, i tha Vaha – Ziyech në shtator.

Ziyech iu përgjigj atij në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Kllounë, thuani të vërtetën një herë tjetër”.

Ziyech mundi mbrëmë 2-0 Tottenhamin me Chelsean dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit në finalet e Kupës së Ligës dhe pas ndeshjes një gazetar i beIN Sports e pyeti për kombëtaren. “Unë po bëj punën time dhe po luaj sa më mirë që mundem. Çdo gjë tjetër dhe këto gjëra jo-futbollistike nuk janë aq të rëndësishme për momentin dhe, të jem i sinqertë, nuk më intereson më,” tha Ziyech.

/GazetaBlic Sport