Deputeti i AAK Bekë Berisha është dëshpëruar sërish me qasjen e deputetëve të shumicë, këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Berisha ka shkruar në Facebook se deputetët e shumicës nuk po përkrahin dy ligje që kanë të bëjnë, njëra me policinë e Kosovës, e tjetri me Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Reagimi i plotë:
Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision
Për keqëardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!


