Lajme

Nuk mbahet seanca gjyqësore ndaj Akil Gjakovës

02/19/2025 10:50
nga:Gazeta Blic

Xhudisti Akil Gjakova, sot është paraqitur në Gjykatën e Pejës.

Por, seanca e cila ishte paraparë të niste në ora 09:00, nuk u mbajt.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e kësaj gjykate, Elzana Kastrati, përmes një përgjigje me shkrim.

“Nuk është mbajtur, për shkak se mbrojtësi i të pandehurit e ka revokuar autorizimin”, deklaroi ajo.

Derisa nuk dihet se kur është caktuar seanca e radhës.

Akil Gjakova, akuzohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 19 dhjetor të 2024-tës/