Lajme

Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

06/25/2021 14:33
nga:Y I

Kryesia e Kuvendit ka anuluar mbledhjen e sotme, e cila kishte për të filluar nga ora 14:00.

Kjo për arsye të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.