Sporti

Nuk luan që nga 5 maji, Sergio Ramos mund të debutojë në fundjavë me fanellën e PSG’së

11/18/2021 12:29
nga:Mergim Rreci

Me një lëndim muskulor që nga korriku i kaluar, Sergio Ramos nuk ka bërë ende debutimin e tij në PSG.

Qendërmbrojtësi me përvojë i është bashkuar stërvitjes së drejtuar nga trajneri Mauricio Pochettino, duke dhënë shenja të qarta të rikuperimit të tij fizik, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa L’Équipe thotë se spanjolli mund të jetë pjesë e skuadrës së Parisit për ndeshjen e së shtunës së ardhshme, kundër Nantes, me departamentin mjekësor të klubit që tregon gatishmëri të plotë për të.

Megjithatë, siç shihet në një numër rastesh gjatë këtij sezoni, Pochettino ka qenë shumë i kujdesshëm me menaxhimin e tij të lëndimeve në skuadër. Trajneri i PSG-së kishte komentuar tashmë situatën e Sergio Ramos disa javë më parë, duke theksuar se raporti mjekësor nuk garantonte një ritëm konkurrues, pasi ish-lojtari i Real Madridit nuk ka luajtur që nga 5 maji.

Vendimi do të jetë i trajnerit, por kjo javë mund të jetë java debutuese e tij tek PSG.

/GazetaBlic Sport/