Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka folur në prag të Kampionatit Evropian – para duelit të sotëm me Slloveninë që luhet nga ora 21:00.
Rafael Leao do të rikthehet në dispozicion të trajnerit, pasi ishte i suspenduar në duelin e fundit, shkaku i dy kartonëve të verdhë, përcjell GazetaBlic Sport.
Martinez theksoi se ata duhet të bëjnë gjithçka që Leao të jetë në pozicione sa më të mira në fushë.
“Është përgjegjësia jonë që ta vendosim Rafaelin në pozicionet më të mira, t’i japim hapësirë që ai të ushtrojë futbollin e tij. Por më bëri shumë përshtypje, ai na dha shumë në dy ndeshjet e para, veçanërisht kundër Turqisë. Ai ka qenë shumë i qëndrueshëm, ai po bën më të mirën dhe po stërvitet shumë mirë. Talenti i tij është thelbësor për ne dhe na bën më të mirë”, tha Martinez.
/GazetaBlic Sport