Opinion

Nuk la kush pa u bë hajn, a ndoshta politika ka mbetur në duar të hajnave!?

11/24/2024 10:50
nga:Ismet Kryeziu

Shkruan: Ismet Kryeziu

E kuptoj që një kategori e shoqërisë, sidomos ata që kanë qenë pjesë e administratës dhe pushtetit gjatë sistemit komunist, janë mësuar të jetojnë një jetë të privilegjuar falë funksioneve publike, përfitimeve, famës dhe autoritetit që ai sistem u garantonte. Por sot, në një sistem demokratik të qeverisjes me ekonomi të lirë tregu, ku institucionet publike nuk ofrojnë më as famë, as autoritet dhe as përfitime (përveç rasteve kur këto vijnë nga korrupsioni), ku e gjeni gjithë këtë energji për të qenë pjesë e politikës dhe pushtetit?

A është vërtet kaq e rëndësishme për mirëqenien tuaj personale të jeni të lidhur me politikën dhe pushtetin? A jeni kaq të pazotë për të mbijetuar jashtë politikës dhe të qenurit në pushtet? Apo ndoshta është thjesht çështje korrupsioni, ku angazhimi në politikë shihet si një mënyrë për të siguruar përfitime jo vetëm për veten, por edhe për familjarët dhe të afërmit që futen në institucione përmes nepotizmit? Nuk ka mbetur politikan e pushtetar pa premtuar rritje pagash e vende pune, e pastaj pa i futur t’gjithë akraballëkun e vetë në punë shteti, e për të ju dhënë tenderë e subvencione, duke shfrytëzuar institucionet publike si një mjet për përfitime personale.

A nuk po e kuptoni ende se, për shumicën dërrmuese, puna në shtet nuk ofron më mirëqenie, por është kthyer në një formë të “fukarallëkut të garantuar”? Kjo mendësi dhe fushatë– ku politika shërben vetëm për të krijuar vende pune në institucione publike, për të premtuar rritje rrogash – po e shkatërron çdo mundësi për zhvillim dhe pavarësi ekonomike.

E keni shëndrruar hajninë dhe korrupsionin në të vetmin motiv, për të qenë në politikë e pushtet?