Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës të enjten e kaluar, pasi fitoi ndaj Llapit me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Albin Krasniqi, teksa ia dhuroi Prishtinës triumfin në Kupë dhe kalimin në kualifikueset e Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje, Llapi kërkoi një penallti pak para fundit të pjesës së parë, por gjyqtarët gjermanë nuk e dhuruan, dhe duket se kishin të drejtë.
Pamjet e publikuara së fundmi, tregojnë qartazi se Gallapeni luajti me kokë dhe jo me dorë, siç pretendonin llapjanët.
Ja pamjet:


