Sporti

Nuk kishte gola në pjesën e parë në dy derbit e kaluar, Shend Kelmendi ndryshoi këtë statistikë sot

03/10/2022 14:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Gjilani ka shkuar në epërsi minimalisht ndaj Dritës në derbin e qytetit të Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë takim u shënua vetëm një gol. Djemtë e Ismet Munishit shkuan në avantazh prej 0-1 falë golit të Shend Kelmendit në minutën e 20’të të takimit.

Një fakt interesant është se dy skuadrat nuk kishin shënuar gol në dy derbit e kaluar gjatë pjesës së parë, por në ndeshjen e tretë kjo gjë ndodhi.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/