Skuadra e Benficas mbrëmë shënoi fitore 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar play-offin e UEFA Champions League.
Ishin sekondat e fundit të ndeshjes, ku portieri Anatoliy Trubin shënoi golin që kishte vlerën e kualifikimit tutje, shkruan Indeksonline
Jose Mourinho pas ndeshjes në një intervistë për “CBS Sports” tregoi se si kishte mbetur pa zëvendësime dhe skuadrës së tij i duhej edhe një gol.
“Unë bëra zëvendësimin e fundit. Më thanë se është e kryer dhe vendosa ta mbyllja derën. Por, më pas më treguan se na duhej edhe një gol, por unë s’kisha më zevendësime”, u shpreh Jose Mourinho
Dhe kjo ishte arsyeja pse ai bëri me shenj te portieri për të shkuar në sulm.

