Lajme

“Nuk kemi kohë, duhet të veprojmë tani”, Behrami kërkon përfshirjen direkte të shtetit në procesin e Hagës

09/22/2026 22:39
nga:L J

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” të RTV21, ka kërkuar përfshirje të drejtpërdrejtë të shtetit në procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se, sipas tij, institucionet nuk duhet të humbin më kohë.

Behrami tha se Kosova ka vetëm një shtet dhe se, sipas tij, institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të mbrojtur atë që ai e cilësoi si trashëgimi të vendit.

“Ne e kemi vetëm një shtet, këtë shtet e kanë ndërtuar këta njerëz. Ne po kërkojmë përfshirje direkte të shtetit në këtë proces, jo duke krijuar pengesa, jo duke blerë kohë. Nuk kemi kohë, tani duhet të veprojmë”, tha Behrami.

Ai theksoi se mekanizmat për të cilët po kërkon, sipas tij, mund të aktivizohen menjëherë, nëse ekziston vullneti politik.

“Këto mekanizma që po i kërkoj unë sonte mund të bëhen. Të gjitha bëhen sonte nëse kemi vullnet politik”, deklaroi ai.

Behrami tha gjithashtu se, sipas tij, ekzistojnë fakte të mjaftueshme për të kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor në Hagë.

“Kemi fakte të mjaftueshme se i gjithë procesi në Hagë ka qenë i padrejtë”, u shpreh Behrami.