Lajme

Nuk kanë të ndalur rastet e vjedhjeve në Kosovë, vetëm dje hajnat vodhën shumë telefona, kompjuterë e para

06/16/2021 09:54
nga:Mergim Rreci

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të vjedhjeve dhe një vjedhje në tentativë në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se tri vjedhje të rënda kanë ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas tyre, disa persona të panjohur kanë vjedhur telefonë, Ipad dhe kompjuter.

“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit të ku kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rr Dardania, Fushë Kosovë, 15.06.2021-04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftim.

Kurse në Kaçanik një grabitje kishte ndodhur në një pompë të derivateve.

Një punëtor ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro

“Kaçanik, 15.06.2021-03:50. Viktima mashkull kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur.

Fsh. Carralluk, Malishevë, 15.06.2021 – 17:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i është thyer vetura e tij e llojit në të cilën ka pasur një çantë të krahut në të cilën ka pasur një revole një karikator dhe 18 fishekë të njëjtit kalibër”, thuhet tutje në raport.

Kurse në Vushtrri dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke tentuar që të vjedhin nga një veturë.

“Vushtrri, 15.06.2021-02:35. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar që të vjedhin nga vetura. Të dyshuarit pas intervistimit me vendi të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”.