Sporti

Nuk kanë fund lëndimet tek Barcelona, e pëson edhe Pedri

12/19/2023 19:38
nga:Mergim Rreci

Pedri u lëndua dhe nuk do të luajë kundër Almerías, në kampionat, dhe kundër Club América, në një miqësore në Dallas.

Mesfushori i ri spanjoll është lënduar në stërvitje këtë të martë dhe për shkak të këtij problemi muskulor, mendohet se do të rikthehet vetëm në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Mungesa e Pedrit është një tjetër dhimbje koke për Xavi, i cili në ndeshjen e radhës do të jetë poashtu edhe pa Frenkie de Jong, pasi holandezi është pezulluar për kartonin e pestë të verdhë në ndeshjen e fundit, ndaj Valencias.