Lajme

“Nuk kam kontaktuar me Naimin, s’kam caktuar avokat”, thotë babai i Naim Murselit

12/04/2023 22:59
nga:G B

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit  (i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt), ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të.

Ai është shprehur i tronditur nga ngjarja.

Sa i përket pjesëmarrjes në rivarrimin e Liridonës, babai i Naimit thotë se ndonëse kishte dëshirë të merrte pjesë nuk është lejuar nga familja Ademaj.

“Intervista ime është keqkuptuar. Për Naimin as nuk kam caktuar avokat, sepse jam i tronditur, nuk e kam kontaktuar. Kam folur për ditën e varrimit, ua shkrova dje një mesazh, kisha dëshirë që të merrja pjesë në rivarrim se e kam pasur si vajzën time por mora përgjigje negative. Miqësia jonë ka përfunduar. Ende s’po mundem t’i besoj syve të mi e veshëve të mi”, tha ai në RTV Dukagjini.