Lajme

“Nuk ka standarde të dyfishta”, Kelmendi i reagon Haxhiut: Duhet t’i procedosh të gjithë ata militantë që shajnë e kërcënojnë në rrjete sociale

09/06/2022 09:14
nga:G B

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook për tallje, atëherë duhet kërkuar nga ajo që t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se numri i atyre që bëjnë “vepra penale” të tilla është i madh.

Kelmendi ka thënë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta.

Postimi i tij i plotë:

Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook – sado e papranueshme dhe e pashije tallja e tij – atëherë të gjithë duhet t’i kërkojmë asaj si ministre t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale.

Mos të harrojmë se numri më i madh i atyre që bëjnë këso “vepra penale” nëpër rrjete sociale janë militantët partiakë dhe fetarë, shpesh të ndërsyer nga zyrtarë të lartë partiakë dhe klerikë fetarë.

Nuk ka standarde të dyfishta!