Rafael Leao nuk ka shënuar gol në ‘San Siro’ për Milanin që nga maji i vitit 2024, në ndeshjen e fundit të Stefano Piolit si trajner i Rossonerëve.
Ylli i Milanit, Leao, do të kërkojë golin e tij të parë në shtëpi pas pothuajse një viti e gjysmë kur kquezinjtë do të përballen me Fiorentinën në San Siro të dielën, transmeton GazetaBlic Sport.
Portugezi shënoi golin e tij të fundit në ‘San Siro’ më 25 maj 2024, në një barazim 3-3 kundër Salernitana në ndeshjen e fundit të sezonit 2023-24.
Ironikisht, të dielën, Milani i Leaos do të përballet me ish-trajnerin e tyre Pioli, nën drejtimin e të cilit portugezi shënoi golin e tij të fundit në shtëpi me fanellën e kuqezinjve.
/GazetaBlic Sport/


