Sporti

Nuk ka shënuar ende për PSG’në në Ligue 1, Messi nuk luan as në këtë fundjavë ndaj Bordeaux

11/05/2021 15:31
nga:Mergim Rreci

Pas mungesës në ndeshjen e mesjavës kundër RB Leipzig, për Champions League, Lionel Messi do të mungojë edhe për Paris Saint-Germain në ndeshjen e së shtunës kundër Bordeaux, në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës Franceze.

Argjentinasi, sipas informacioneve të siguruara nga PSG, po i nënshtrohet trajtimit për dhimbje në gju dhe siklet në muskuj në qendrën stërvitore të klubit, gjë që më pas u shpjegua me zërin e trajnerit Mauricio Pochettino, në konferencën për shtyp, trasnmeton GazetaBlic Sport.

“Messi nuk do të jetë në dispozicion nesër [të shtunën]. Ai do të udhëtojë në ekipin kombëtar, shpresojmë që të jetë në dispozicion për të luajtur për Argjentinën dhe më pas të kthehet të luajë me ne”, tha ai.

Messi nuk ka shënuar asnjë gol deri më tash në Ligue 1.

/GazetaBlic Sport/