Ditët e fundit të vitit do të jenë vendimtare që Mario Balotelli të vendosë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Genoa për të paktën gjashtë muaj të tjerë apo do të largohet.
34-vjeçari ka grumbulluar 56 minuta në Serie A në gjashtë paraqitje zëvendësuese që kur u bashkua në fund të tetorit si lojtar i lirë, dhe rikthimi nga lëndimi i Caleb Ekuban dhe Jeff Ekhator mund ta bëjë edhe më të komplikuar mundësinë e minutave për të.
Kujtojmë që në vitet e fundit sulmuesi italian nuk ka gjetur rehati me klubet e përzgjedhura, kurse njihet si shumë problematik përgjatë karrierës së tij.
/GazetaBlic Sport/