Lajme

“Nuk ka Qeveri që pa i bërë 100 ditë të ketë prodhuar kaq shumë skandale sa Qeveria Kurti”

06/02/2021 19:57
nga:Q R

Analisti i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kjo e fundit për çdo ditë krijon skandale, shkruan Gazeta Blic.

Zogaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka qeveri që pa i bërë 100 ditë të ketë prodhuar kaq shumë skandale.

Postimi i plotë:

Me ministra e deputete qe ka LV, nuk po i duhet shume opozita. Per cdo dite nga nje skandal, e me raste brenda dites ka 2-3 te tille, s’po duket shume e nevojshme puna e opozites.

Nuk ka qeveri qe pa i bere 100 dite te kete prodhuar ka shume skandale, te kete qene kaq shume kontradiktore dhe komplet e hutuar.

Po me rendesi qe “reciprocitetin me Serbine e vendosem, kerkim-faljen nga Serbia e morem, si dhe te pagjeturin i kthyem. Te gjithe keto ndodhen perpara se Albini me shku me u taku me Vucicin.

Cka do njeri me shume prej KM Kurti, vec edhe ndonje kusheri me e shti ne pune ?

LEXO EDHE:

Kurti lëshon sërish “bajrakun”, këtë muaj takohet me njeriun që dikur e quante “trashëgimtar të Millosheviqit”