Sporti

Nuk ka qetësi për Wayne Rooney, skuadrës që trajnon rrezikon t’i zbriten 21 pikë në kampionat

09/17/2021 23:43
nga:Mergim Rreci

Derby County është pranë falimentimit për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare.

Klubi anglez, i cili merr pjesë në Championship, tashmë  ka12 pikë të zbritura nga liga angleze për shkak të situatës, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra angleze u përball me një krize prej 20 milionë paund humbje sezonin e shkuar si pasojë e pandemisë, ndërsa këtë sezon ka mbetur pa pronar dhe nuk ka administrator. Për momentin është e vështirë gjetja e një financuesi pasi problemet në klub janë të mëdha, megjithëse aventura në kampionat e Rooneyt vazhdon.

“Këtë sezon, COVID-19 ka vazhduar të ketë një efekt negativ në të ardhurat e klubit. Ne e dimë se kjo situatë do të ngrejë shqetësime tek tifozët tanë. Klubi kërkon me respekt që tifozët të vazhdojnë të tregojnë mbështetjen e tyre, veçanërisht për lojtarët dhe punonjësit që kanë qenë pjesë e këtyre kohërave të vështira.

Ne i bëjmë apel federatës që tani të ndihmojë klubin në çfarëdo mënyre që të munden që të gjejmë një blerës”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Derby, i udhëhequr nga Wayne Rooney, është i 16 -ti me 7 pikë deri më tani.