Raportet lokale sugjerojnë se Besiktas i ka paraqitur një ofertë Milanit për sulmuesin, Ante Rebic.
29-vjeçari është përjashtuar nga projekti i Stefano Piolit dhe nuk është thirrur për t’iu bashkuar skuadrës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, përcjell GazetaBlic Sport.
Rebic nuk arriti të impresiononte për Milanin sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.
Siç raportohet nga gazeta turke SportsDigitale përmes GOAL Italia, Besiktas ka paraqitur një ofertë konkrete për huazim për Rebic dhe tani është në pritje të një përgjigjeje.
Rebic ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 123 paraqitje gjithsej për Milanin.
/GazetaBlic Sport/


