Ish ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson që BE të marrë vendim për vizat për Kosovën në takimin e radhës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka një frymë pozitive për liberalizimin e vizave, në vendet e BE-së dhe më nuk ka arsyetime dhe Kosova nuk duhet të mbetet më tutje e diskriminuar.
“Shpresojmë se në takimin e radhës BE-ja të merr vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundur. Në vendet e BE-së tani ekziston një frymë pozitive për liberalizim të vizave. Nuk ka më justifikime dhe nuk mund Kosova të mbetet më tutje e diskriminuar”, ka shkruar Pacolli.


