Sporti

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë, ja kur pritet të ngjitet në ring Shefat Isufi

04/16/2022 22:36
nga:Mergim Rreci

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte përsëri në ring.

Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, përcjell GazetaBlic Sport.

Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, bokson sonte kundër Grigor Saruhanian.

Isufi ka bilanc prej 33 fitoreve, 4 humbje dhe 2 baraazime. 24 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Meçi do të filloj pak para orës 23:00 dhe transmetohet tek faqja e ‘GazetaBlic Sport’ dhe në ‘Kanal 10’.