Sporti

Nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, Mason Mount rikthehet në stërvitje

03/12/2024 11:54
nga:Lorik J

Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur për Manchester United dhe trajnerin Eric ten Haag nga baza stërvitore e ekipit – Carrington.

Mason Mount, i lënduar që nga nëntori i vitit 2023, është rikthyer në stërvitje të plotë.

Reprezentuesi anglez është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor që mori në mes të nëntorit dhe ka humbur gjithsej 21 ndeshje në të gjitha garat për Manchester United. Ky ishte dëmtimi i tij i dytë i sezonit pasi Djajtë e Kuq paguan rreth 60 milionë funte për shërbimet e tij.

Që nga fillimi i sezonit, ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”, në të cilat ka shënuar një asistim.

/GazetaBlic Sport