Sergio Ramos iu bashkua PSG-së katër muaj më parë, në një transferim falas, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë në fanellën e klubit të Parisit.
Problemet fizike kanë qenë burimi i mosdisponueshmërisë së spanjollit, i cili fillon të krijojë shqetësime të mëdha, duke qenë se ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi 35-vjeçar, i cili nënshkroi një kontratë dyvjeçare, paguhet 6 milionë euro neto në vit, por debutimi i tij duket se do të jetë së shpejti pasi tashmë i është bashkuar stërvitjes në grup.
/GazetaBlic Sport/


