Sporti

“Nuk ka kuptim, ne sapo ishim në kombëtare”, reagimi emocionues i Ronaldos për Jotan

07/03/2025 12:16
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka reaguar për lajmin shokues të vdekjes së Diogo Jotas.

Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva ndërruan jetë në Spanjë, pas një aksidenti me makinë në orët e para të mesnatës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo ka reaguar për shokun e tij të kombëtares, duke emocionuar me shkrimin e tij:

“Nuk ka kuptim. Pikërisht tani ishim bashkë në kombëtare, ti tani ishe martuar. Familjes suaj, bashkëshortes dhe fëmijëve tuaj, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Ronaldo.

/GazetaBlic Sport