Portieri i Lille, Lucas Chevalier ka shprehur nervozizëm se si Wilfried Singo i AS Monaco nuk u përjashtua nga loja pas një goditje të fuqishme që ia dha Gianluigi Donnarummas së PSG.
Në minutën e 17-të të ndeshjes Monaco vs PSG-së (2-4), Singo tentoi të godiste topin, por goditi Donnarumma-n në fytyrë me këpucët e tij, ndërsa portieri doli nga zona e tij. Donnarumma kërkoi kujdes mjekësor dhe përfundimisht nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën.
Pavarësisht se Singo kishte tashmë një karton të verdhë, ndaj tij nuk u mor asnjë masë për këtë incident.
Chevalier ka reaguar në rrjetet sociale duke vënë në dyshim vendimin e arbitrit: “Nuk ka karton të kuq?”.
Incidenti ka ngjallur debat për vendimin e gjyqtarit dhe sigurinë e lojtarëve në ndeshje të tilla.
/GazetaBlic Sport